Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për mesfushorin e ri, francezin Eduardo Camavinga.
“El Nacional” shkruan të enjten se Liverpooli është i gatshëm ta transferojë Camavingan gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi 19-vjeçari këtë edicion nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme te Real Madridi.
Ai te Reali u transferua gjatë verës por nuk është i rregullt në ekipin e Carlo Ancelottit. Po ashtu, edhe Camavinga është i gatshëm të ndërrojë ambient pasi po kërkon minutazhë më të madhe.
Ai këtë edicion ka një gol dhe një asistim në 23 ndeshje për Realin në të gjitha garat. Camavinga ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm