Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gonçalves mbetet te Sportingu, firmos kontratë të re

Sulmuesi i krahut, Pedro Gonçalves nuk do të largohet nga Sportingu i Lisbonës, pasi mediumet portugeze kanë njoftuar të premten se ka firmosur kontratë të re.

Me kontratën e re, Gonçalves do të jetë pjesë e Sportingut deri në verën e vitit 2026.

Po ashtu, ai do të ketë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh pasi interesim për transferimin e tij, tashmë kanë shprehur skuadrat nga Premier League.

Gonçalves është njëri prej lojtarëve më të vlerësuar në ligën portugeze, ndërsa këtë sezon ka katër gola dhe një asistim në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Sportingut prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga Famalicao për shtatë milionë euro.