Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Ramizit e shpëton Winterthurin nga humbja

Samir Ramizi ka shënuar gol dy minuta para fundit dhe e shpëtoi skuadrën e tij Winterthuri nga humbja. U asistua nga Gëzim Pepsi.

Liridon Balaj nga ana tjetër asistoi në golin e parë të shënuar nga Aarau në ligën e dytë të Zvicrës, “Challenge League”.

Takimi i xhiros së 31-të ndërmjet Winterthurit dhe Aaraut përfundoi me rezultatin 3:3.

Mahamid shënoi për vendësit në minutën e 11-të, ndërsa Balaj asistoi në golin e barazimit për vizitorët në minutën e 17-të, për mesfushorin Spadanuda. Balaj ka nëntë asistime sivjet.

Krejt në fundin e ndeshjes, kur mysafirët ishin duke udhëhequr 3:2, Pepsi asistoi për Ramizin i cili vulosi rezultatin final të takimit, 3:3. Krahas tri asistimeve, Ramizi ka dy gola të shënuar. Pepsi nga ana tjetër ka asistuar tri herë, derisa ka katër gola të shënuar.

Pepsi u zëvendësua në minutën e tretë të kohës shtesë, ndërsa Ramizi e kompletoi ndeshjen, njësoj si Granit Lekaj.

Edhe Ramizi kontribuoi me dy asistime në fitoren e Winterthurit Sport Ramizi kontribuoi me dy asistime në fitoren e Winterthurit

Etnik Nezaj te Winterthuri ishte në stol.

Sulmuesi Balaj për Aaraun luajti deri në minutën e 63-të, ndërsa Donat Rrudhani e kompletoi takimin. Minuta pati edhe për 18-vjeçarin Milot Avdyli, i cili hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 71-të. Binjamin Hasani ishte në stol.

Winterthuri është në pozitën e gjashtë me 40 pikë, kurse Aarau është në vendin e tretë me nëntë pikë më shumë.