Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tushi e Ramizi e dërgojnë Winterthurin në krye të tabelës

Tician Tushi dhe Samir Ramizi ishin vendimtar te Winterthuri që të premten mbrëma triumfoi me rezultatin e pastër 3:0, në udhëtim tek Aarau.

Ishte ndeshje direkte për vendin e parë në “Challenge League”, që është rangu i dytë i futbollit zviceran.

Tushi shënoi gol në minutën e 39-të, ndërsa Ramizi asistoi në golin e tretë të mysafirëve në minutën e 78-të.

Shumë shqiptarë ishin të pranishëm te të dyja skuadrat, por Winterthuri është lider i ri i ligës, pas xhiros së 29-të.

Winterthuri ka 52 pikë, dy më shumë se Aarau. Të dyja janë kandidate serioze për t’u inkuadruar në Superligën e Zvicrës në sezonin tjetër.

Artikuj të ngjashëm