Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Hakimit i mundëson Marokut të fitojë grupin

Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi, ka shënuar gol në minutën e 84-të për t’i mundësuar Marokut që ta fitojë grupin në Kupën e Afrikës. Maroku të martën mbrëma barazoi 2:2 me Gabonin. Me pikën e fituar e ka fituar grupin C.

Maroku avancon në një të tetën e finales nga pozita e parë, me shtatë pikë. Gaboni avancon nga pozita e dytë. I ka mbledhur pesë pikë. Komorosi i ka tri pikë, ndërsa Gana mbeti e fundit me vetëm një pikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Emilinen Avellinah shënoi golin e parë për Gabonin, ndërsa Nayef Agueard i Marokut shënoi autogol në minutën e 81-të për 2:1 në të mirë të Gabonit. Sofiane Boufal barazoi shifrat në 1:1 nga pika e bardhë, në minutën e 74-të. Dhjetë minuta më vonë Hakimi barazoi në 2:2.

Ndërkohë Komorosi ka fituar 3:2 ndaj Ganës, që mbetet jashtë fazës nokaut.

Ahmed Mogni shënoi golin e fitores në minutën e 85-të.