Maroku është përfaqësuesja e radhës që kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Afrikës në futboll. Maroku të martën mbrëma e mposhti Malawin me rezultatin 2:1, në ndeshjen e gjashtë të një të tetës së finales. Malawi kaloi në epërsi që në minutën e shtatë.
Gabadinho Mhango shënoi supergol me goditje nga distanca. Rezultati në 1:1 u barazua në fund të pjesës së parë (45+2’). Youssef En-Nesyri shënoi me goditje me kokë. Golin e fitores për Marokun e shënoi lojtari i PSG-së, Achraf Hakimi.
Ai realizoi po ashtu gol të bukur, nga goditja e dënimit. Hakimi shënoi për 2:1 në minutën e 70-të. Të mërkurën janë ndeshjet e fundit të një të tetës së finales. Bregu i Fildishtë e Egjipti luajnë prej orës 17:00, ndërsa Mali e Guniea Ekuatoriale prej orës 20:00.
https://mixture.gg/v/61f0483608a4c