Maroku nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen kundër Republikës Demokratike të Kongos. Ndeshja në mes këtyre dy shteteve për Kupë të Afrikës përfundoi baras, 1:1.
Takimi u zhvillua të dielën dhe i takoi Grupit F.
Achraf Hakimi në minutë ne 6-të shënoi golin e parë, kurse Silas në minutën e 76-të shënoi golin e barazimit 1:1, rezultat me të cilin u mbyll takimi.
Cedric Bakambu në minutën e 41-të humbi penallti për Republikën Demokratike të Kongos.
Maroku është në vendin e parë me katër pikë, Republika Demokratike e Kongos ka dy pikë.