Përfaqësuesja e Senegalit ka barazuar në ndeshjen e dytë të Grupit D që ishte e vlefshme për Kupën e Afrikës.
Senegali u ndal në barazim 1:1 nga Kongo të shtunën.
Sulmuesi i Real Betisit, Cedric Bakambu, shënoi në minutën e 61-të për epërsinë e Kongos.
Tetë minutë më pas, ish-sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, i barazoi shifrat dhe ia siguroi një pikë, Senegalit.
Senegali ka katër pikë dhe është në vendin e parë në Grupin D. Kongo gjithashtu ka katër pikë një pozitë më poshtë.
Benini e zë vendin e tretë me tri pikë, kurse Botsuana është e fundit pa pikë