Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kongo barazon me Zambinë

Kongoja dhe Zambia e kanë nisur me barazim Kupën e Afrikës.

Në ndeshjen e parë të Grupit F, Kongo e Zambia të mërkurën mbrëma, barazuan me rezultatin 1:1.

Kings Kangwa shënoi për Zambinë në minutën e 23-të, kurse Yoane Wissa, shënoi për Kongon, katër minuta më pas.

Grupit F i prinë Maroku me tri pikë, Kongo e Zambia kanë nga një pikë, ndërsa në vendin e fundit, Tanzania është pa pikë.