Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Cikalleshit nuk mjafton për Konyasporin

Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin turk. 31-vjeçari të dielën shënoi gol për Konyasporin, por goli i tij megjithatë nuk mjaftoi. Konyaspori pësoi 3:2 nga Gaziantepi, në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqisë në futboll.

Cikalleshi shënoi për 2:2 në minutën e 72-të, por Gaziantepi shënoi gol tjetër në minutën e 86-të. Cikalleshi e Zymer Bytyqi startuan te Konyaspori. U aktivizua edhe Endri Çekiçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cikalleshi ka pesë gola e një asistim në 12 paraqitje kampionale.