Sulmuesi i Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor në triumfin e Konyasporit në shtëpi ndaj skuadrës së Kasimpashas.
Në fakt, Cikalleshi ishte më i merituari që Konayspori fitoi me rezultatin 2:0, të shtunën, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të elitës së futbollit të Turqisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë fitore, Cikalleshi kontribuoi me gol dhe asistim.
Ai fillimisht, e kaloi në epërsi Konyasporin me golin e realizuar në minutën e 64-të. Ndërkohë, në minutën e 77-të, Cikalleshi asistoi për golin e shënuar nga Guilherme, i cili vulosi fitoren e Konyasporit.
Cikalleshi në këtë ndeshje u inkuadrua nga stoli prej minutës së 60-të.