Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë te skuadra e Superligës turke, Konysapor. Të hënën mbrëma ishte Endri Çekiçi që realizoi gol, por që në fund doli të mos jetë i mjaftueshëm.
Konyaspori humbi 3:2 në udhëtim nga Antalyaspori. Çekiçi shënoi për 2:1 në minutën e 13-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇekiçi luajti deri në minutën e 88-të. Zymer Bytyqi kompletoi ndeshjen, derisa Sokol Çikalleshi luajti prej minutës së 68-të.
Konyaspori është i treti me 64 pikë nga 36 ndeshje.
Çekiçi ka gjashtë gola e katër asistime në 34 paraqitje.