Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gol i Ramizit në fitoren vendimtare të Xamaxit

Samir Ramizi ka kontribuar me gol në fitoren 2:1 të Xamaxit ndaj Thunit. Ndeshja e së shtunës mbrëma i ka takuar xhiros së 24-t të Superligës së Zvicrës në futboll.

Me këtë xhiro ka rifilluar Superliga e Zvicrës. Ramizi shënoi për 1:0 në fund të pjesës së parë. Ai realizoi me goditje volej nga zona.

Ishte vendimtare fitorja e Xamaxit, që tani renditet i parafundit me 22 pikë. I fundit është Thuni me 19 pikë. Pozita e parafundit dërgon në plejaut, e fundit në kategorinë e dytë.

Te Xamaxi ka startuar edhe Taulant Seferi. Prej minutës së 90-të është aktivizuar edhe Arbenit Xhemajli.