Tenisti serb, Novak Gjokoviq, mund të mos luajë më kurrë në turneun “Australian Open”. Një gjë e tillë nuk është e pamundur.
Ai mund të dënohet shkaku i babait të tij, Srdjan Gjokoviq, i cili ka dalë me deklarata të rënda publike që kanë të bëjnë me Qeverinë australiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi i ka kritikuar autoritetet shtetërore, duke i akuzuar se po e mbajnë Novakun si të burgosur politik. Ka bërë thirrje edhe për demonstrata.
Çështja e Gjokoviqit do të vendoset të hënën nëse do të marrë vizë e të lejohet të hyjë në këtë shtet.
Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, numrit një të botës së tenisit mund t’i mohohet hyrja në Australi për tri vjet, ka shkruar gazeta australiane “The Age”.
Në rast të mospjesëmarrjes në këtë turne, 34-vjeçari mund ta humbë edhe vendin e parë në renditje. Vendin e tij mund ta zë rusi Daniil Medvedev, nëse arrin në finale të turneut, siç bëri vitin e shkuar.