Novak Gjokoviq nuk do të mund të udhëtojë në New York për turneun “US Open”, që nis të hënën, për shkak të vaksinimit kundër koronavirusit.
Gjokoviqi nuk e mbrojti titullin në “Australian Open” në janar për shkak të statusit të vaksinimit për Covid-19, dhe më pas u dëbua nga shteti.
Që nga tetori i vitit 2021, SHBA-ja nuk lejon vizitorë të pavaksinuar.
Serbi Gjokoviq kishte shpresuar të garonte, por shkroi në “Twitter” se nuk mund të udhëtojë.
Mungesa e tij në turne mund t’i konvenojë spanjollit Rafael Nadal, i cili e kërkon “Grand-Slamin” e 23-të.
Artikuj të ngjashëm