Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadal: Gjokoviqi nuk është më i madh se një “Grand-Slam”

Rafael Nadal ka thënë se turneu “Australian Open” do të jetë i madh me ose pa Novak Gjokoviqin.

Spanjolli 35-vjeçar ka thënë se ka nisur të lodhet me situatën e serbit, i cili po dominon para fillimit të gjithë turneut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka asnjë lojtar në histori që është më i rëndësishëm se një ngjarje sportive”, ka thënë Nadal.

Gjokoviqit 34-vjeçar iu refuzua viza për herën e dytë. Ky turne nis të hënën dhe përfundon më 30 janar.

Qeveria australiane e ka përshkruar Gjokoviqin si rrezik i shëndetit publik.

“Ka shumë pyetje të cilat kanë nevojë për përgjigje. Mendoj se do të ishte mirë të sqaroheshin të gjitha së shpejti. Të gjithë zgjedhin rrugën e tyre. E respektoj Novakun si person dhe si sportist, natyrisht, por nuk pajtohem me shumë gjëra që ai i ka bërë javët e fundit”, ka thënë Nadal.