Novak Gjokoviq nuk do të mund të hyjë në Australi në tri vjetët e ardhshme, ka konfirmuar qeveria australiane. Tenistit serb i është anuluar viza dhe vendimi të dielën u mbështet nga Gjykata Federale.
“Ai anulim u mbështet nga Gjykata Federale dhe si rezultat i kësaj do t’i ndalohet hyrja për tri vjet në vend”, ka thënë ministrja e punëve të brendshme të Australisë, Karen Andrews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjokoviq të dielën është larguar nga Australia dhe nuk do të luajë në Grand Slamin që mbahet në këtë vend. Por nga Australian Open ai do të mungojë edhe në vitet e ardhshme.