Tenisti serb, Novak Gjokoviq, e ka fituar garën “French Open”.
Ai arriti ta ngre lartë trofeun e kësaj gare, pasi mposhti në finale grekun Stefanos Tsitsipas. Ky meç zgjati katër orë e 11-të minuta.
34-vjeçari ishte në telashe të mëdha pasi ishte duke humbur në dy sete, por u kthye për të fituar 3:2 në sete, 6:7, 2:6, 6:3, 6:2 dhe 6:4.
Kjo fitore bën që serbi të jetë vetëm një titull larg barazimit të rekordit me Rafael Nadalin dhe Roger Federerin.
Gara e radhës është ajo e “Wimbledonit” që luhet në muajin tjetër.