Tenisti serb Novak Gjokoviq do ta kalojë fundjavën në Australi në një hotel që shërben si qendër paraburgimi për refugjatët.
Tenistit numër një në botë i është anuluar viza në Australi dhe do të dëbohet, pasi ekipi i tij kishte bërë gabime në aplikim.
Ai arriti në Australi të mërkurën, por duhet të pres së paku deri të hënën, pasi avokatët e tij kanë aplikuar dhe e kanë dërguar çështjen në gjykatë, raporton Daily Mail.
Gjokoviq do të mbetet në qendër paraburgimi për refugjatët gjatë fundjavës. Tenisti serb nuk është i vaksinuar kundër COVID-19 dhe ekipi i tij gjatë aplikimit për vizë nuk e ka bërë aplikimin për përjashtim mjekësor.
Ai në Australi ka udhëhtuar për të marrë pjesë në Grand Slamin “Australian Open”.