Tenisti numër një në botë Novak Gjokoviq duhet të depërtohet nga Australia nëse nuk e ka thënë të vërtetën se është i përjashtuar nga rregulla e vaksinimit, ka thënë zëvendëskryeministri i Australisë.
Barnaby Joyce i ka thënë BBC-së se personat e pasur “nuk mund të bredhin nëpër botë duke menduar se janë mbi ligjet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjokoviqi, që udhëtoi për të luajtur në Grand Slamin “Australian Open”, është në qendër të paraburgimit për migrantë, pasi iu mohua hyrja. Atij i është anuluar viza në Australi.
Një gjykatë do të vendosë të hënën nëse Gjokoviq do të depërtohet.
Serbi 34-vjeçar, që ka kundërshtuar haptazi vaksinimin kundër COVID-19, kishte marrë leje mjekësore për të luajtur në Melbourne, vendim me të cilin janë zemëruar shumë australianë.
Mirëpo, autoritetet australiane ia kanë anuluar vizën, pasi gjatë aplikimit ekipi i Gjokoviqit nuk kishte cituar këtë përjashtim nga vaksinimi.