Novak Gjokoviq duhet të dëshmojë se ka një përjashtim të vërtetë mjekësor nga vaksinimi kundër COVID-19 kur të zbresë në Australi ose do të jetë “në aeroplanin e ardhshëm në shtëpi”, tha të mërkurën kryeministri australian Scott Morrison.
Numri një i botës në tenis, Gjokoviq njoftoi të martën se ishte lejuar të luante në Grand Slamin e Melbournet dhe se po shkonte në Australi.
Federata e Tenisit të Australisë dhe qeveria e shtetit Victorian thanë se Gjokoviq ishte një aplikantët e paktë që kërkuan përjashtim nga vaksinimi, por nuk kishin marrë ndonjë trajtim të veçantë në procesin e aplikimit anonim.
“Ne presim prezantimin e tij dhe çfarë provash ai na ofron për ta mbështetur atë”, tha Morrison në një konferencë për media pasi kryesoi një takim të udhëheqësve shtetërorë për trajtimin e infeksioneve me koronavirus në vend.
“Nëse ato prova janë të pamjaftueshme, atëherë ai nuk do të trajtohet ndryshe nga askush tjetër dhe ai do të jetë në avionin e ardhshëm për në shtëpi. Nuk duhet të ketë fare rregulla të veçanta për Novak Gjokoviqin”.
Edhe
Zv. kryeminsitri australian: Gjokoviq do të dëbohet nëse ka gënjyer
Vendimi për t'i dhënë Gjokoviqit një përjashtim për të marrë pjesë në turne ngjalli kritika të ashpra në Australi, ku më shumë se 90 për qind e njerëzve mbi 16 vjeç kanë marrë dy doza vaksinash kundër COVID-19. Kreu i Federatës së Tenisit të Australisë, Craig Tiley tha se procesi i aplikimit me dy faza ishte konfidencial dhe drejtohej nga ekspertë të pavarur.
Të gjitha aplikimet u vlerësuan për të siguruar që çdo përjashtim të plotësonte kushtet e përcaktuara nga Grupi Australian Teknik Këshillimor për Imunizimin (ATAGI). Gjokoviq, i cili kishte refuzuar të zbulonte statusin e tij të vaksinimit, tha më parë se nuk ishte i sigurt nëse do të garonte në turneun e që mbahet nga 17 deri më 30 janar në Melburn për shkak të shqetësimeve mbi rregullat e karantinimit në Australi.