Skuadra e Gjilanit është duke vazhduar përgatitjet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Ekipi nga Anamorava ka kryer edhe një fazë përgatitore në Mavrovë të Maqedonisë.
Gjilanasit gjatë këtij afati kalimtar të verës kanë qenë mjaft aktivë duke transferuar plotë tetë futbollistë.
Trajneri i gjilanasve, Arbnor Morina, është shprehur i kënaqur me fazën përgatitore duke folur edhe për synimet e Gjilanit, këtë vit.
Të bindur në rezultate pozitive për edicionin e ri janë shprehur edhe lojtarët si Fatih Karahoda, Fisnik Papuqi dhe kapiteni Zgjim Mustafa.
Ndeshjen e parë të Superligës, Gjilani e luan para shikueseve të vet ndaj Besës së Pejës.