Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së dytë në elitën e futbollit tonë.
Ndeshja ndërmjet Vllaznisë së Pozheranit dhe Llapit, e cila do të zhvillohet të premten, do ta hapë sfidat e kësaj fundjave.
Vllaznia pati një paraqitje të mirë në debutimin e saj në elitë si mysafire e Feronikelit, duke pësuar humbje me rezultat të ngushtë, 1:0.
Në anën tjetër, Llapi e nisi edicionin me fitore para tifozëve të vet përballë Drenicës, transmeton kp.
Ndërkohë, tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ku po ashtu priten lojëra mjaft interesante, derisa dy sfidat e fundit të kësaj jave luhen të dielën. Këtë javë ndeshjet do të nisin në orën 16:30.
Edhe
Derbi i xhiros së 11-të në futboll luhet të dielën
Vala Superliga, java e 2-të
E premte
Vllaznia – Llapi
E shtunë
Flamurtari – Prishtina
Edhe
Superliga e Kosovës vazhdon të shtunën
Liria – Trepça ’89
Drenica – Vëllaznimi
E diel
Besa – Drita
Edhe
Formacionet zyrtare: Llapi – Feronikeli
Gjilani – Feronikeli
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30.