Liverpooli ka pyetur zyrtarisht për shërbimet e Alex Oxlade-Chamberlain dhe po synon të mposht Chelsean dhe Manchester Cityn në garën për transferimin e tij.
Arsenali i ka ofruar kontratë të re yllit anglez të cilit i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratën e tij aktuale, por bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur pasi 23-vjeçari po kërkon më shumë paraqitje.
Bordi i klubit londinez, siç raporton The Sun, është duke menduar seriozisht që ta shesë Chamberlainin gjatë kësaj vere dhe të mos largohet si lojtar i lirë vitin e ardhshëm.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i shqetësuar me gjendjen fizike të Jordan Hendersonit dhe dëshiron në zëvendësues të denjë siç mund të jetë Oxlade-Chamberlain.