Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Oxlade-Chamberlain do të largohet nga Liverpool

Mesfushori Alex Oxlade-Chamberlain nuk do të jetë pjesë e Liverpoolit pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet britanike kanë bërë të ditur se 29-vjeçari do të largohet në verë nga Liverpooli kur edhe i skadon kontrata.

Atij i është bërë me dije se nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës, pasi trajneri Juergen Klopp nuk llogarit në shërbimet e tij.

Këtë edicion, Oxlade-Chamberlain ka shënuar 1 gol në 11 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. Ai është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhe tek Arsenali e Southamptoni.