Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjendja e Çekiçit nuk është e mirë, mungon në fundjavë

Skuadra e elitës së futbollit të Turqisë, Konyaspori, ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Umraniyesporit, por pa Endri Çekiçin.

Futbollisti i Shqipërisë është ende i lënduar dhe nuk do të mund të luajë të dielën.

Mungesën e 25-vjeçarit e ka konfirmuar drejtori teknik i skuadrës, Ilhan Palut.

“Ai do të nis stërvitjet brenda një apo dy ditëve. Por, situata e tij nuk është e mirë”, ka thënë Palut të enjten.

Ndërkohë, ditë pushimi të enjten ka marrë Zymer Bytyqi, për shkak se është bërë prind. Bytyqi kthehet në stërvitje me skuadrën të premten.