Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqi e Çekiçi mposhten nga Beshiktashi

Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi kanë pësuar humbje të shtunën në elitën e futbollit të Turqisë, në kuadër të xhiros së 19-të.

Bytyqi e kompletoi ndeshjen për Konyasporin, ndërsa Çekiçi u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë, Konyaspori pësoi disfatë në shtëpi nga Beshiktashi, 2:1, pavarësisht se ishte në epërsi prej një goli.

Konyaspori është në pozitën e shtatë me 27 pikë, kurse Beshiktashi ka 32 pikë në vendin e pestë.

Artikuj të ngjashëm