Sport

Giroud shënon dhe thyen rekord

Falë golit të shënuar të enjten mbrëma, në ndeshjen e Ligës A të Ligës së Kombeve kundër Austrisë, sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka thyer një rekord moshe.

Ai me 35 vjet e 357 ditë, u bë golashënuesi më i vjetër i skuadrës së Francës.

Në këtë statistikë e ka kaluar Roger Marchen, që kishte shënuar gol me 35 vjet e 287 ditë kundër Spanjës, në dhjetor të vitit 1959.

Franca po udhëheq ndaj Austrisë 2:0 pas 75 minutave lojë.