Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Franca kthen Giroudin

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Francës për dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Austrisë dhe Danimarkës.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 për herë të fundit me francezët luajti në mars, por mungoi në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin qershor.

Ai ka shënuar 48 gola në 112 ndeshje me Francën, tri më pak se golashënuesi më i mirë në histori të Francës, Thierry Henry.

Giroud ka katër gola të realizuar në tetë ndeshje në të gjitha garat me Milanin në këtë edicion.