Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giroud është liruar nga presioni i golave

Olivier Giroud

Olivier Giroud thotë se mezi ka pritur të shënojë golin e tij të 52-të me fanellën e Francës. Ai ka kaluar legjendën franceze Thierry Henry dhe ndihet më i liruar nga presioni i golave.

“Ky rekord më kujton të gjitha citet që kanë kaluar. Gjëja më e rëndësishme është të japim një shembull të mirë për lojtarët e rinj që duan të besojnë në ëndrrat e tyre. Në skuadrën e Francës mbërrita në moshën 25-vjeçare. Jam shumë krenar që kam mbërritur në këtë nivel. E di që skuadra ka nevojë për mua, por ky goli i 52-të më lehtëson jashtëzakonisht shumë. Mund ta shihni në fytyrën time, për më tepër, sepse shumë njerëz më kanë folur për të më parë”, ka thënë Giroud të martën në konferencën për media.

Giroud me Francën të dielën do të takohen me Anglinë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Artikuj të ngjashëm