Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gianni De Biasi nuk e harron Shqipërinë

Shqipëria po luan ndaj Izraelit në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Mes një atmosfere të vakët dhe pa shumë mbështetës, kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë edhe një tifoz të veçantë.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin, Gianni De Biasi. Tekniku italian është parë të futet në stadium vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe do ta ndjekë përballjen nga tribuna vip.

Herën e fundit që Izraeli erdhi për të luajtur në Shqipëri, De Biasi ishte në stolin e kombëtares kuqezi.

Tekniku italian u largua nga drejtimi i përfaqësues shqiptare pikërisht pas fitores 0-3 në izrael, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror, “Rusi 2018”.

Edhe De Biasi flet për kosovarët që mori te Shqipëria Futboll De Biasi flet për kosovarët që mori te Shqipëria

De Biasi gjithashtu është parë në hyrje të “Elbasan Arena” me presidentin e FShF-së, Armando Duka.

Nuk dihet nëse kjo prani e De Biasit në stadium në prag të kësaj ndeshje mund të shërbejë si presion për trajnerin aktual të Shqipërisë, Panucci. Vlen të kujtojmë se Gianni De Biasi nuk është në drejtimin e asnjë skuadre për momentin.