Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gëzim Morina kalon te skuadra sllovene Hopsi

Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina, ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionatin, pasi do të vazhdojë të luajë edhe në sezonin ardhshëm në Slloveni.

26-vjeçari ka nënshkruar me ekipin Hopsi Polzela në ligën elite të Sllovenisë, duke u rikthyer te kjo skuadër ku kishte luajtur për një periudhë të shkurtër gjatë vitit 2011, raporton “Sporti në KTV”.

Morina ishte pjesë e skuadrës Sencur sezonin e kaluar, duke luajtur në 14 ndeshje, përfshirë edhe tri në Kupën Adria.

Alo-qendra e Kosovës, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Olimpija, Heliosin, Mariborin si dhe për Prishtinën.