E ardhmja e Pablo Martin Gavit te Barcelona mbetet e paqartë.
“Marca” shkruan se 17-vjeçari mund t’i befasojë të gjithë duke u transferuar te Real Madridi.
Mediumi spanjoll raporton se agjenti i lojtari, Ivan del Pena, është parë në zyrat e Real Madridit gjatë javës së kaluar.
Gavit i skadon kontrata me Barcelonën në verën e vitit 2023. Deri me tani nuk ka asnjë shenjë që ai të firmos kontratë të re.
Barcelona po përballet me krizë të madhe financiare dhe këtë situatë mund ta shfrytëzojë Real Madridi.
Në 32 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, Gavi ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime.
Artikuj të ngjashëm