Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, është i bindur se Gavi do të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Për spanjollin janë interesuar shumë klube të mëdha evropiane.
Palët janë në bisedime për zgjatjen e kontratës.
“Ka një marrëveshje me agjentin dhe lojtarin për rinovimin e kontratës dhe të gjithë jemi të përkushtuar që kjo të ndodhë. Ne do të presim që lojtari të jetë 18 vjeç dhe më pas të nënshkruajmë një kontratë më të gjatë se tri vjet. Gavi do të vazhdojë te Barça dhe kjo është 100 për qind”, tha Alemany.
Kontrata me Barcelonën Gavit i skadon në verën e vitit të ardhshëm.