Benevento ia ka mohuar fitoren Milanit në minutat shtesë të takimit, në ndeshjen e parë të Gennaro Gattusos si trajner i Milanit.
Milani mori një pikë duke barazuar 2 me 2 në udhëtim, transmeton Koha.net.
Bonaventura kaloi Milanin në epërsi në minutën e 38, por Benevento barazoi rezultatin në minutën e 50 përmes Puscasit.
Kaliniq riktheu epërsinë e Milanit pas shtatë minutave.
Milani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Romagnoli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75, dhe këtë e shfrytëzoi për mrekulli Benevento duke barazuar edhe njëherë shifrat në minutën e 90+5.
Milani tani ka 21 pikë në vendin e shtatë, kurse Benevento pas 11 xhirove mban vendin e fundit me një pikë, të fituar në këtë përballje.