Skuadra e Milanit ka shënuar fitore ndaj Beneventos në ndeshjen e së dielës në Serie A.
Mysafirët triumfuan me rezultat 2-0 ku golin e parë e realizoi Franck Kessie në minutën e 15-të nga pika e bardhë.
Me të filluar pjesa e dytë, milanezët morën përsëri iniciativën dhe realizuan në minutën e 49-të përmes portugezit Rafael Leao.
Me këtë fitore Milani është në vendin e parë me 37 pikë ndërsa Benevento në të 10-n me 18 sosh.