Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benevento “gjunjëzon” Milanin në San Siro

Milani është mposhtur në shtëpi nga vendi i fundit në Serie A, Benevento.

Skuadra e Gennaro Gattusos u mposht në San Siro me rezultat prej 0-1, raporton Koha.net.

Ishte Immello që shënoi golin e fitores në minutën e 29 pas asistimit nga Viola.

Në minutën e 80 Benevento mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Diabate u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë as epërsinë e një lojtari më tepër në fushë për minutat e mbetur nuk i shfrytëzoi Milani për të rikthyer epërsinë.

Në vendin e gjashtë Milani mbetet me 54 pikë, kurse Benevento në vendin e fundit ka 17 pikë.

Artikuj të ngjashëm