Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani mposhtet në shtëpi

Foto: Reuters

Milani ka pësuar humbje në shtëpi nga Genoa me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A së Italisë.

Goran Pandev (7’) dhe Francesco Cassata (41’) shënuan për Genoan, ndërkohë golin e vetëm për Milanin e shënoi Zlatan Ibrahimoviq (77’).

Për Genoan titullar ishte Valon Behrami dhe luajti 64 minuta.

Milani zë vendin e shtatë me 36 pikë pas 26 ndeshjeve. Genoa ka ikur nga zona e rrezikshme dhe zë vendin e 17-të me 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër Sampdoria triumfoi 2:1 ndaj Veronas. Fabio Quagliarella (77’ dhe 86’ penallti) realizuan për Sampdorian, ndërsa mattia Zaccagni (32’) për Veronan. Për Veronan tërë ndeshjen luajti Amir Rrahmani.

Artikuj të ngjashëm