Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nuk e lë Interin të qëndrojë gjatë në krye të tabelës

Milani nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e xhiros së 33-të në elitën e futbollit italian, Serie A.

“Rossonerët” të premten në mbrëmje fituan ndaj Genoas në stadiumin “San Siro” dhe e rikthyen kryesimin në tabelë, të cilën për pak orë e mbajti Interi që fitoi më herët.

Milani fitoi ndaj Genoas me rezultatin 2:0. Rafael Leao 22-vjeçar, e realizoi golin e parë në minutën e 11-të, pas asistimit të Pierre Kalulut. Golin e dytë e realizoi Junior Messias, tre minuta para fundit. Ky gol u pranua vetëm pas rishikimit të sistemit VAR.

Milani tani është në krye të tabelës me 71 pikë në 33 ndeshje të luajtura. Ka dy pikë më shumë se Interi që e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Genoa është në vendin e parafundit (19) me 22 pikë në 33 ndeshje.

 

Edhe Milani fiton dhe i afrohet kreut të tabelës Sport Milani fiton dhe i afrohet kreut të tabelës