Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garë e fortë për Mazraouin e Ajaxit

Borussia Dortmundi ditë më parë ishte afër që të arrinte marrëveshje me Noussair Mazraouin e Ajaxit. Marokenit që luan si mbrojtës i krahut të djathtë te skuadra holandeze i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Dortmundi do të ketë konkurrencë të madhe për t’i siguruar shërbimet e tij.

“Sky Sport Italia” shkruan se për të, në garë janë edhe dy skuadra të mëdha italiane, Milani dhe Barcelona.