Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garcia huazohet te Betisi

Qendërmbrojtësi Eric Garcia do të largohet nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga, ka njoftuar “Diario Sport” të martën.

Bëhet e ditur se Garcia ka kërkuar largimin nga Barcelona dhe do të huazohet te skuadra e Real Betisit.

Ai do të huazohet për një vit te Betisi, ekip që verën tjetër do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 15 milionë euro. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe për këtë arsye ka vendosur që ti bashkohet Betisit, pasi i është premtuar vendi i titullarit.

Edicionin e fundit, Garcia regjistroi 32 paraqitje për Barcelonën, ku kontribuoi me 1 gol e 2 asistime. Ai ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Manchester City. Garcia iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2021.

Artikuj të ngjashëm