Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon Garcian

Arsenali ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Eric Garcia.

“The Sun” raporton të premten se klubi londinez po përgatit ofertën për ta bindur Barcelonën në lirimin e 22-vjeçarit.

Thuhet se Arsenali është gati të ofrojë deri në 15 milionë euro për transferimin e Garcias në fund të sezonit.

Garcia iu bashkua Barcelonës në vitin 2021 si lojtar i lirë, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Këtë edicion, ai ka vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat për Barçën, ku ka kontribuar me 1 gol e 2 asistime.

Garcia ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Manchester Cityt.