Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça ia cakton çmimin Garcias

Eric Garcia

Mbrojtësi Eric Garcia përfundimisht do të largohet nga Barcelona gjatë këtyre ditëve, ka shkruar të hënën “Mundo Deportivo”.

Ekipi spanjoll, jo vetëm që e ka nxjerr në shitje por edhe i ka caktuar çmimin 22-vjeçarit. Për kartonin e Garcias, Barcelona po kërkon të paktën 10 milionë euro.

Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe për këtë arsye do të largohet nga “Camp Nou”.

Këtë edicion, Garcia ka luajtur në total 56-të minuta për Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026. Ai iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2021 nga Manchester City dhe edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit të Spanjës. Gjasat janë të mëdha që Garcia të mbetet në La Liga, pasi interesim për transferimin e tij ka shprehur skuadra e Gironas.

Artikuj të ngjashëm