Sport

Gara për titujt olimpikë të Usain Boltit

Ishte një mbrëmje e së shtunës, më 20 gusht të vitit 2008, dhe tifozët në "Folenë e zogut" ishin të fiksuar për të parë Usain Boltin në finale në 200 metra vrapim.

Katër ditë më herët sprinteri xhamajkan, atëbotë 21-vjeçar, shokoi stadiumin nacional në Pekin duke fituar garën në 100 metra sprint, në mënyrë spektakolare.

Ai hapi duart në 20 metrat e fundit për të festuar fitoren, duke parë se asnjëri rival nuk ishte pranë, por prapë hyri në finish për 9.69 sekonda, që ishte rekord i ri i botës. E bëri këtë në prani të 91 mijë shikuesve që ishin në këmbë, para se të bënte një xhiro të fitores me këpucët e arta në duar, duke vallëzuar dhe argëtuar tifozët.

Sigurisht se ai fitoi titullin olimpik edhe në 200 metra. Derisa bëri kthesën, ai ishte tashmë i vetëm. U shpejtua dhe theu rekordin e botës të vendosur nga Michael Johnson në Botërorin 1999 në Sevilla prej 19.32 sekondave. Bolt vrapoi për 19.30 sekonda. Ai ngriti duart lart, u shtri më pas në tokë, ndërsa mori ovacione tjera derisa bëri një xhiro tjetër për të festuar triumfin.

Përkrah Michael Phelpsit, që fitoi tetë medalje të arta në pishinë, Bolt ishte yll në Lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)