Presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, ka thënë se bisedimet ne Norwich Cityn për Milot Rashicën do të nisin pas përfundimit të sezonit aktual. Ai ka thënë se Rashica është një lojtar i rëndësishëm për Galatasarayn. Rashica u huazua në shtator të vitit të kaluar nga Norwichi deri në fund të sezonit aktual.
Me klubin e kategorisë së dytë të Anglisë ka kontratë deri në verën e vitit 2025. “Transferimi ende nuk ka filluar. Milot Rashica është një lojtar i rëndësishëm për ne.
Negociatat do të vazhdojnë pas përfundimit të sezonit. Mendoj se është e gabuar nëse futemi në bisedime para përfundimit të kampionatit.
Do të vazhdojmë të jemi në kontakt deri në javët e fundit me të njëjtën vëmendje”, ka thënë Ozbek. Sulmuesi 26-vjeçar i Kosovës ka shënuar katër gola dhe ka asistuar katër herë në 21 ndeshje në Superligën turke.