Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray do ta blejë kartonin e Rashicës

Milot Rashica - Galatasaray

Te skuadra e Galatasarayt kanë marrë vendim për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica. Mediumet turke kanë raportuar të hënën se Galatasaray ka vendosur që transferimin e Rashicës ta bëjë të përhershëm, duke shfrytëzuar opsionin e blerjes së kartonit të tij nga Norwich City.

Trajneri Okan Burut është i kënaqur me Rashicën dhe ka kërkuar nga klubi ta blejë kartonin e tij. Rashica u huazua te Galatasaray para fillimit të këtij sezoni, ndërsa ekipi turk ka të drejtën e blerjes së tij për shtatë milionë euro. Rashica vetëm muajin e parë pati vështirësi tek ekipi turk, ku regjistroi tetë minuta lojë përpara se të stabilizohet.

Ai impresionoi në fitoren 7:0 në Kupën e Turqisë ndaj ekipit Kastamonu, ndërsa asistoi në fitoren e fundit në kampionat ndaj Karagumrukut me rezultatin 2:0. 26-vjeçari ka kontratë me Norwichin deri në vitin 2025.