Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Galatasaray do ta mbajë Rashicën

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, do të mbetet pjesë e Galatasarayt edhe përtej këtij sezoni. “Fanatik” ka shkruar të enjten se drejtuesit e Galatasarayt, kanë vendosur ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së kartonit të Rashicës nga Norwich City.

Thuhet se është trajneri i ekipit turk, Okan Buruk që është i kënaqur me Rashicën dhe ka kërkuar blerjen e tij të përhershme.

Rashica në fillim të këtij edicioni u huazua te Galatasaray, ekip që mund ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit për 7 milionë euro.

Ai me fanellën e Galatasarayt ka vetëm një paraqitje deri më tani, ndërsa me Norwich Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2025.