Mbrojtësi Gabriel nuk ishte pjesë e Brazilit në Botërorin e Katarit. Por, ai ka thënë se do të jetë i rëndësishëm për Brazilin në të ardhmen.
Mbrojtësi 25-vjeçar i Arsenalit nuk e fsheh hidhërimin që nuk ishte pjesë e Brazilit në Botërorin e vitit të kaluar.
“Unë isha i trishtuar, është normale për një sportist, aq më tepër që kam qenë në grup dhe më pas humba thirrjen e fundit. Unë kisha familjen pranë dhe në Arsenal të gjithë më folën. Unë kam një mentalitet të fortë dhe jam person familjar. Arrita ta harroj atë, është pjesë e futbollit. Unë do të vazhdoj të punoj dhe e di se ka Botëror tjerë para meje. Unë do të punoj për të qenë atje”, ka thënë Gabriel për “ESPN”.
Ai ka luajtur për U20 e U23 të Brazilit.