Bradford City ka kompletuar transferimin e anësorit shqiptar Zeli Ismail nga Walsalli.
I lindur në Kukës, Ismaili është produkt i akademisë së Wolvesit, dhe sot ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Bradfordin, transmeton Koha.net.
25 vjeçari më pari kishte veshur fanellën e Burton Albionit, Buryt, dhe Notts Countyt.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. E di se ky është transferim i mirë për mua dhe s’më pritet të luajë para tifozëve”, është shprehur Ismail.
Artikuj të ngjashëm