Burnley është përforcuar me sulmuesin e Zvicrës, Zeki Amdouni. Sulmuesi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier Leagues së Anglisë.
Amdouni vlerësohet e ardhmja e sulmit të Zvicrës.
“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu. Dy muajt e fundit ishin shumë të rëndësishëm për mua. Kam biseduar me trajnerin dhe ai me të vërtetë më dëshironte. Po ashtu edhe dëshira ime është të punoj me të. Për karrierën time, është zgjedhje e duhur. Është e rëndësishme për mua që më ka kërkuar trajneri”, ka thënë Amdouni për faqen e klubit.
Ai shënoi 12 gola në Superligën e Zvicrës sezonin e kaluar. Shënoi edhe shtatë gola në Ligën e Konferencës dhe tre gola në Kupën e Zvicrës. Dy gola i shënoi edhe për Zvicrën U21 në Evropian.